Arbëri

Vdiq politikani Ali Lajçi

Ali Lajçi

Ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.

Lajçi, 69-vjeçar, ka qenë edhe ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje.

Politikani pejan ka qenë edhe organizator i demonstratave kundër regjimit serb në Kosovë.

Për vdekjen e Lajçit ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij. Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë. Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë.  Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.