Politikani Ali Lajçi u cilësua si frymëzim në rrugën për lirinë, drejtësinë dhe barazinë, në ditën kur në Kuvendin e Kosovës u bënë homazhe në përkujtim të tij.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Lajçi nuk është ndalur nga rinia në veprimtari dhe çështje kombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qysh nga rinia e hershme nuk u ndalë asnjëherë në veprimtari për çështjen kombëtare. Është përpjekur shumë. Ka vuajtur shumë. Na ka mësuar se si duhet atdheu me punë e angazhim, në beteja me sakrificë. Na buzëqesh përjetësisht nga fotografia, përgjithmonë na frymëzon për rrugën e lirisë, drejtësisë dhe barazisë. Përkulem me mall për Bacën Ali, kryetarin e Pejës dhe deputetin e Republikës, Ali Lajçi!”, ka thënë Kurti, thuhet në njoftimin e Zyrës e Kryeministrit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit do të mbahet mend për aktivitetin e tij të pareshtur patriotik përgjatë luftës.
Homazhe për politikanin nga Peja kanë bërë edhe parti opozitar.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kujtimi për Lajçin do të jetë i paharrueshëm.
“Sot në Kuvendin e Kosovës, bashkë me kolegë nderuam veprimtarin e çështjes kombëtare, Ali Lajçi. Me këtë rast i shpreha ngushëllime bashkëveprimtarëve dhe familjes Lajçi. I paharrueshëm kujtimi për atdhetarin, Ali Lajçi”, ka shkruar ai në Facebook.
E, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lajçi ishte ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.
“Kontributi i tij në orët më të rënda për vendin mbeten shtyllë e një Kosove të zhvilluar, progresive dhe demokratike. Si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si kryetar i komunës së Pejës ushtroi me mburrje dhe dinjitet funksionin e tij, në shërbim të qytetarëve. I tillë do të kujtohet përherë. Pusho në paqe”, ka shkruar LDK-ja në Facebook.