Të dielën ka vdekur ish-kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Kosovës, Agim Vatovci.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Burimi.
“Ju njoftoj se babai im ka ndërruar jetë”, ka shkruar ai në Instagram.
Vatovci njihet për kontributin e dhënë për të drejtat e njeriut.
Ishte edhe aktivist politik.
Ngushëllime familjes për Vatovcin ka shprehur presidentja Vjosa Osmani.
Ajo tha të dielën se me dhimbje e ka pranuar lajmin, duke u shprehur kontributi i tij do të mbetet shembull për brezat.
“Kontributi i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat. Përkushtimi dhe pasioni i tij i palëkundur për këtë kauzë, luajti rol të jashtëzakonshëm në transformimin e jetës për personat e kësaj kategorie. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara”, thuhet në reagimin e Presidencës në Facebook.
Osmani ka shtuar se kujtimi për Vatovcin duhet të jetë i përjetshëm.