Ka vdekur kryesuesi i Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit, Nazmi Mikullovci.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët.
“Të nderuar familjarë dhe miq. Ju njoftojmë që sot, më datë 3 mars 2023, e premte, ndërroi jetë më i dashuri ynë, bashkëshorti, baba, vëllai, gjyshi, Nazmi Ramadan Mikullovci”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Sipas tyre varrimi do të bëhet sot në orën 12:00, në varrezat e Prishtinës në Dragodan.
Mikullovci nga viti 1965 gjer më 1990 ka punuar në ndërmarrjen “Trepça”, nga ku është larguar gjatë kohës së masave të dhunshme.
Ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2008 ka qenë në pozitën e Drejtuesit në “Trepçë”.