Mentor Hyseni, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, është propozuar për kryesues të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nga Qeveria e Kosovës. Emri i ka shkuar për votim Kuvendit.
Në arsyetim në mbledhjen e Qeverisë, Kurti e ka vlerësuar Hysenin për përvojën në pozita të larta menaxheriale.
Ai aktualisht është anëtar i Bordit.
Para tre muajsh, vdiq kryesuesi i deritashëm i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci.
Për anëtar të Bordit është propozuar Gent Nushi.
Artikuj të ngjashëm
-
Në krye të ATK-së, ish-kandidati i Vetëvendosjes për deputet
-
Anëtari i VV-së emërohet drejtor i ATK-së, cilësohet kapje e institucioneve
-
Arben Limani zgjidhet drejtor menaxhues i AKP-së
-
VV-ja propozon Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë
-
Kurti: Dëshirojmë të merremi vesh për një president konsensual