Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thuhet në një njoftim të AKP-së pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve.
Në njoftim nuk është dhënë arsye apo sqarim për këtë.
Limani ishte zgjedhur në këtë pozitë në qershor të vitit 2022.
“Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Më tej thuhet se bordi në mbledhje diskutoi për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Imri Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut është në të mirë të LDK-së
-
Behgjet Pacolli është dorëhequr nga pozita e kryetarit të AKR-së
-
Liburn Aliu jep dorëheqje pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar
-
“Njoftim për fillimin e likuidimit – NP Bar Bilje dhe KZB Bashkimi”
-
Auditori gjen se Bordi i AKP-së veproi jashtë kornizës ligjore