Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ka bërë të ditur “Euronews Albania”. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, që mbante deri më tash pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm.
Arsyet e dorëheqjes së Aliut nuk janë bërë të ditura dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar për ndryshimin e drejtimit të Autoritetit Portual të Durrësit.
Dorëheqja e Aliut erdhi pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre.
Aliu mori drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar. Ai kishte qenë ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqjen e dha nga ky post në gusht të vitit 2025.
-
Ish-ministri Aliu intervistohet nga Prokuroria Speciale
-
Ish-ministri Aliu thotë se Prokuroria i ka pushuar hetimet ndaj tij
-
Aliu pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: I lehtësuar që pata mundësinë të sqarohem
-
Dorëheqjet e suspendimet në Polici, Bejtush Gashi sonte në “Interaktiv”
-
Maliqi: Drejtori i Policisë është viktimë, përgjegjësia për rastin e Arlinda Zekajt bie mbi stacionin në Pejë