Izraeli nuk do të mund të llogarisë në talentin e Barcelonës, Orian Goren, për ndeshjet kundër Kosovës dhe Austrisë në Ligën e Kombeve.
17-vjeçari është liruar për shkak të problemeve me muskuj të barkut, kanë raportuar mediumet izraelite të hënën.
Goren ishte në stol te Barcelona në “El Clasico” kundër Real Madridit muajin e kaluar.
Izraelit nuk do t’i bashkohet për dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 as futbollisti i Crystal Palace, 22-vjeçari Anan Khalaili.
Izraeli përballet me Kosovën të shtunën në Prishtinë, kurse ndeshjen e fundit e ka ndaj Austrisë tri ditë më pas.