Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Rahovecit, po vazhdojnë punimet për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me kubëzimin e rrugëve-rrugicave në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat Celinë, Hoçë e Vogël, Brestoc dhe Retij e Poshtme.
Në qytetin e Rahovecit, kubëzimi është duke u bërë përmes projektit “Ndërtimi i rrugëve në qytetin e Rahovecit”.
Në kuadër të këtij projekti, siç bën me dije zyra për komunikim me publikun e kësaj komune, deri më tani janë kubëzuar rreth 15 rrugë-rrugica, në fshatin Celinë, janë planifikuar të kubëzohen 11 rrugë dhe gjatë vitit 2016 janë përfunduar 5rrugë , ndërsa punimet janë duke vazhduar edhe për kubëzimin e 6 rrugëve të tjera të këtij fshati.
Më tej theksohet se punimet janë duke vazhduar edhe në kubëzimin e rrugëve në fshatin Brestoc, ku janë të planifikuara të kubëzohen 9 rrugë, ndërsa në fshatin Retij të Poshtme, është duke u punuar për kubëzimin e 2 rrugëve, kubëzimi i rrugëve është duke u bërë edhe në fshatin Hoçë e Vogël.
-
Nisin punimet për rregullimin e rrugës Nagavc-Celinë në Rahovec
-
Kubëzohen disa rrugë në fshatrat Senoc dhe Retij të Rahovecit
-
Nis kubëzimi i dy rrugëve të fshatit Nushpal të Rahovecit
-
Në Rahovec fillon ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në 16 fshatra
-
Nis shtrimi me kubëza i rrugës në Pastasellë të Rahovecit