Në komunën e Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për ndërtimin e rreth 15 kilometrave rrjet të kanalizimit në disa lagje të qytetit dhe 16 fshatra të komunës së Rahovecit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Nisjen e punimeve në projektin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, nga afër i ka parë kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.
“Kanë filluar punimet në projektin e rëndësishëm për qytetarët e komunës së Rahovecit, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në shumë vendbanime të komunës sonë. Adresimi i kërkesave të qytetarëve për probleme me rrjetin e kanalizimit i kemi marrë me seriozitet dhe i kemi trajtuar ato në një projekt i cili ka filluar në fshatin Ratkoc dhe do të vazhdohet në disa lagje të qytetit dhe në 16 fshatra të komunës së Rahovecit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.
-
Latifi ankohet se s’po ndahet buxhet i mjaftueshëm për komunën e Rahovecit
-
Kryetari i Rahovecit numëron arritjet e premton edhe më shumë nëse fiton mandatin tjetër
-
Latifi: Rahoveci s’është nën “radarin” e mbështetjes nga Qeveria
-
Banorët e Rahovicës së Ferizajt kritikojnë komunën për zvarritje të disa projekteve
-
Rahoveci nis rregullimin e shtretërve të lumenjve