Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se Komunës i është ulur buxheti, duke thënë se mbështetja financiare “nuk është nën radarin” e Qeverisë.
Ai ka deklaruar të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se Komuna e Rahovecit është komuna që ka shpenzuar më së shumti buxhetin komunale me projekte të shumta, duke shtuar se qeverisja lokale “mund të konsiderohet si më transparentja”.
“Kemi kërkuar nga ministritë e linjës e kemi dërguar kërkesa për të marrë përsipër përkrahjen financiare për disa projekte që s’mund të mbulohen nga buxheti i Rahovecit. 27 kërkesa i kemi adresuar të Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere, nëse do të mund të amandamentoheshin kërkesat. Asnjëra s’është marrë në konsideratë dhe Rahovecin nuk e ka kapur radari i mbështetjes”, ka thënë Latifi
Kryetari i Rahovecit ka shtuar se janë në plan disa projekte për trajtimin e shtretërve të lumenjve e impianteve të ujërave.
“Zgjerimi i rrugës Rahovec-Malishevë, impianti i ujërave, trajtimi i shtratit të Drinit të Bardhë, rregullimi i shtretërve të lumenjve problematikë, por në asnjërën prej kërkesave nuk kemi marrë mbështetje as nga Komisioni”, ka shtuar ai.
Edhe
Latifi: Kontratat kolektive rëndojnë gjendjen, Qeveria tërhoqi mbi 70% të buxhetit për investime kapitale
Latifi ka theksuar se kanë një projekt për pastrimin e ujërave të zeza edhe me komunën e Haraçinës të Maqedonisë së Veriut.
“Janë projekte të ndara që ne nga Komisioni Evropian kemi fituar e nga janari nis ndërtimi i 6 gropave septike. Shfrytëzojmë mundësitë dhe t’i përdorim hapësirat e mjeteve të lejuara me qëllim që të kapitalizojmë angazhimin edhe përmes ftesës që i lëshojnë donatorët, përpos qeverise e ministrive. Buxheti për investime kapitale s’ka rritje, ka 191 euro më pak, por kemi tejkalim të të hyrave komunale”, ka thënë ai.
-
Latifi ankohet se s’po ndahet buxhet i mjaftueshëm për komunën e Rahovecit
-
Kryetari i Rahovecit numëron arritjet e premton edhe më shumë nëse fiton mandatin tjetër
-
Latifi ankohet për diskriminim nga Qeveria: Rahoveci s’ka asnjë projekt të ri
-
Latifi: Qeveria e ka diskriminuar Rahovecin në buxhetin e vitit 2023