Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Latifi: Kontratat kolektive rëndojnë gjendjen, Qeveria tërhoqi mbi 70% të buxhetit për investime kapitale

Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se komuna po përballet me situatë të rënduar për shkak të zbatimit të kontratës kolektive, nga e cila, sipas tij, mbi 3.8 milionë euro janë tërhequr nga thesari pa qartësi për financimin e projekteve kapitale.

Të martën në “tre8tre” të KTV-së, Latifi ka thënë se rreth 70 për qind e buxhetit nga granti i përgjithshëm për investime kapitale është marrë, ndërsa pjesa tjetër e projekteve mbështetet nga të hyrat vetjake. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më shumë se gjysma e buxhetit shkon në paga dhe mëditje, ndërsa për investime kapitale janë mbi 4 milionë e 900 mijë euro. Pjesa tjetër janë në mallra, shërbime komunale e subvencione. Kemi një sfidë të madhe buxhetore edhe këtë vit, për shkak të zbatimit të kontratës kolektive që do të thotë se nga thesari na janë marrë mbi 2 milionë e 800 mijë euro dhe nuk e di a do të ndalet, ende nuk e kemi të alokuar buxhetin për investimet kapitale në komunën tonë. Rreth 70 për qind të buxhetit nga granti i përgjithshëm për investime kapitale është marrë, kemi edhe një pjesë të projekteve me të hyra, por do të jetë një vit më i vështirë për shkak të mungesës së buxhetit, por do të përpiqemi ta shfrytëzojmë situatën maksimalisht dhe të gjitha mundësitë në mënyrë që të kemi sa më shumë të hyra këtë vit”, ka thënë ai. 

Ai ka njoftuar se ende nuk e kanë alokuar buxhetin për investime kapitale në komunë. 

Sipas tij, komuna pret një raport përfundimtar nga Ministria e Financave dhe Thesari për të sqaruar se ku janë orientuar saktësisht mjetet e tërhequra, pasi, siç ka theksuar, komuna nuk ka qasje në sistem për të parë detajet e këtyre lëvizjeve financiare.

“Ne presim raportin përfundimtar nga Thesari, nga Ministria e Financave se ku ato 2 milionë e 800 mijë euro nga fondi i investimeve kapitale, ku janë marrë saktësisht sepse ne nuk mund ta dimë pasi nuk kemi qasje në sistem, na është marrë buxheti ende pa u alokuar në komuna. Mendja ime thotë se e kanë marrë edhe në buxhetin që është i dedikuar për sheshin qendror”, është shprehur ai.