Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Latifi për vërshimet në Rahovec: Nga viti 2022 s’jemi kompensuar për asnjë dëm

Vershimet

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se aktualisht gjendja është stabile për sa i përket vërshimeve që i sollën reshjet intensive të së hënës paradite.

Latifi në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se gjatë ditës së sotme ka pasur dëmtime të shalqirit, pjeprit e specave si kulturë bujqësore, ndërsa stuhia e para disa ditëve ai deklaroi se ka dëmtuar vreshtat.

“Dëmet janë evidente. Nga reshjet e sotme janë dëmtuar kulturat bujqësore si; shalqiri, pjepri, specat. Para disa ditësh nga erërat e forta dhe stuhia që ishte janë dëmtuar vreshtat. Vreshtat kur dëmtohen është më problematike sepse vreshti duhet të nxirret dhe tek pas pesë vitesh bëhet gati për prodhim”, ka thënë Latifi.

Megjithatë Latifi ka thënë se ky dëm i të mbjellave i ka zënë të pakompensuar për asnjë dëm tjetër që nga viti 2022.

Kryetari i Rahovecit, ka deklaruar se dëmet për këtë periudhë kapin shifrën deri në rreth 4 milionë euro dhe moskompensimi i tyre sjell zhgënjim te qytetarët.

“Nga viti 2022 dhe deri në vitin 2026 nuk është kompensuar asnjë lloj dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore. As dëmet në bujqësi, as në amvisëri, as në biznese ose ekonomi familjare dhe as në infrastrukturë publike. Tash në këtë vit është hera e tretë që kemi dëme. I kemi dëmet nga vërshimet e janarit, ne I kemi diku 487 mijë euro dëme pa i përfshirë dëmet në infrastrukturë publike. I kemi dëmet nga stuhia që ishte në korrik dhe dëmet e ditës së sotme për të cilat ende nuk e di sa janë saktësisht. Njerëzit jetojnë me shpresë se do të kompensohen, bëhet fjalë për 3-4 milionë euro dëm i pakompensuar”, ka thënë Latifi në KTV.

Lexo përditësimet tjera
Imer Rusinovci

Rusinovci: Fatkeqësisht Kosova ende s’ka fond për kompensimin e dëmeve në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore

Profesori i bujqësisë Imer Rusinovci, ka thënë se shkaku i breshrit e vërshimeve në ditët e...