Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rusinovci: Fatkeqësisht Kosova ende s’ka fond për kompensimin e dëmeve në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore

Imer Rusinovci

Profesori i bujqësisë Imer Rusinovci, ka thënë se shkaku i breshrit e vërshimeve në ditët e fundit janë dëmtuar shumë kultura që janë mbjellë në pranverë. 

Ai ka thënë se dëmet janë të konsiderueshme dhe se duhet vlerësim nga ekipet profesionale për këtë. 

Rusinovci në “Konfront” të KTV-së ka thënë se është fatkeqësi që Kosova ende nuk ka një fond për kompensim të dëmeve në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore dhe se duhet krijuar një fond i tillë me ligj. 

“Fatkeqësisht Kosova edhe sot e kësaj dite nuk e ka të siguruar me ligj një fond për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësisht natyrore që në këtë rast janë shkaktuar nga breshri, vërshimet, ngricat pranverore e vjeshtore, temperaturat e larta. E fatkeqësitë natyrore vitet e fundit janë edhe më të shumta shkaku i çrregullimeve klimatike në nivel global”, ka thënë Rusinovci. 

Rusinovci ka folur edhe për sisteme radarësh që kishte në Kosovë, për ta luftuar breshrin. 

“Kemi pasur dy sisteme radarësh të cilat kanë koordinuar diku rreth 104 sisteme në zona ose në nivel vendi. Njëri ka qenë për rrafshin e Kosovës i vendosur në Koliq e tjetri në Klinë. Kanë luftuar rretë që sjellin breshrin e i kanë shndërruar në shi”, tha Rusinovci. 

Ai ka treguar se nuk ka pasur vullnet institucional t’i drejtohet KFOR-it për aktivizim të këtyre sistemeve, por tha se nuk mund t’i ikë Kosova çrregullimeve klimatike në nivel global.

“Është sfidë e madhe që e pret bujqësinë në nivel botëror. Duhet të punojmë ta funksionalizojmë atë sistem. Duhet të mendohet seriozisht për periudha afatgjate”, tha Rusinovci. 


Rusinovci: Një kilogram grurë vlen sa një cigare

Profesori i Fakultetit të Bujqësisë, ka thënë se është shumë e vështirë që të motivohen fermerët e bujqit, pasi nuk iu paguhet mundi.

Ai fitimin e ka krahasuar me shpenzimet për cigare. Sipas Rusinovcit, një cigare përafërsisht bën sa një kilogram grurë.

Në emisionin “Konfront” në KTV, Rusinovci është shprehur se ky fitim i vogël i këtyre prodhuesve llogaritet pa ndonjë fatkeqësi natyrore e që do të mund t’i dëmtonte në tërësi.

“Duke pasur parasysh sfidat që i presin fermerët në vazhdimësi, dekurajimi mbetet prezent. Unë sot e elaborova që është banalitet por një cigare është e barabartë me një kilogram grurë, diku përafërsisht 17 centë. Problemi te unë që e ligjëroj pjesën e drithrave është shumë vështirë ta motivosh fermerin për faktin se nuk kurorëzohet me efekt pozitiv financiar, pa përfshirë fatkeqësitë natyrore”, ka thënë Rusinovci.

Rusinovci ka bërë thrrje po ashtu që sektori i bujqësisë të mos politizohet. 
 

Latifi për vërshimet në Rahovec: Nga viti 2022 s’jemi kompensuar për asnjë dëm

1 muaj më parë / 27 kor 2026 21:30
Vershimet

Photo: Driton Paçarada

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se aktualisht gjendja është stabile për sa i përket vërshimeve që i sollën reshjet intensive të së hënës paradite.

Latifi në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se gjatë ditës së sotme ka pasur dëmtime të shalqirit, pjeprit e specave si kulturë bujqësore, ndërsa stuhia e para disa ditëve ai deklaroi se ka dëmtuar vreshtat.

“Dëmet janë evidente. Nga reshjet e sotme janë dëmtuar kulturat bujqësore si; shalqiri, pjepri, specat. Para disa ditësh nga erërat e forta dhe stuhia që ishte janë dëmtuar vreshtat. Vreshtat kur dëmtohen është më problematike sepse vreshti duhet të nxirret dhe tek pas pesë vitesh bëhet gati për prodhim”, ka thënë Latifi.

Megjithatë Latifi ka thënë se ky dëm i të mbjellave i ka zënë të pakompensuar për asnjë dëm tjetër që nga viti 2022.

Kryetari i Rahovecit, ka deklaruar se dëmet për këtë periudhë kapin shifrën deri në rreth 4 milionë euro dhe moskompensimi i tyre sjell zhgënjim te qytetarët.

“Nga viti 2022 dhe deri në vitin 2026 nuk është kompensuar asnjë lloj dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore. As dëmet në bujqësi, as në amvisëri, as në biznese ose ekonomi familjare dhe as në infrastrukturë publike. Tash në këtë vit është hera e tretë që kemi dëme. I kemi dëmet nga vërshimet e janarit, ne I kemi diku 487 mijë euro dëme pa i përfshirë dëmet në infrastrukturë publike. I kemi dëmet nga stuhia që ishte në korrik dhe dëmet e ditës së sotme për të cilat ende nuk e di sa janë saktësisht. Njerëzit jetojnë me shpresë se do të kompensohen, bëhet fjalë për 3-4 milionë euro dëm i pakompensuar”, ka thënë Latifi në KTV.