Kanë nisur punimet për rregullimin e një rruge me kubëza në fshatin Pastasellë të komunës së Rahovecit.
Në ceremoninë e nisjes së punimeve mori pjesë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi. Ai tha se gjendja e kësaj rruge ka qenë shumë e keqe. Nga ana e tyre banoret e fshati Pastasellë u shprehën falënderues për këtë investim, të bindur se shtrimi me kubëza i rrugës do t’ua lehtësojë lëvizjen.