Arbëri

Rrugët janë të kalueshme edhe në komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit të gjitha rrugët janë kalueshme

Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria për Shërbime Publike, ka njoftuar se përmes operatoreve të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonës dimërore, ka bërë pastrimin e borës nga rrugët për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka thënë se ekipet e tre operatoreve ekonomik me të cilët ka kontratë kjo komunë, me kohë kanë dalë në terren dhe janë duke bërë pastrimin e borës nga rruga.

Sipas njoftimit të kësaj komune, asnjë rrugë nuk është e bllokuar.