Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna njofton se të gjitha rrugët në Rahovec janë të kalueshme

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Përmes një njoftimi për media, komuna ka bërë të ditur se bora që ka rënë në gjithë territorin e Rahovecit nuk ka paraqitur vështirësi në qarkullim, pasi që kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë kanë dalë më kohë në terren për të bërë pastrimin e borës.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit ka thënë se sot nga mëngjesi pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë duke u kujdesur në pastrimin e rrugëve dhe se të gjitha rrugët në tërë territorin administrativ të komunës, janë të kalueshme.