Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha rrugët e Shtimes të kalueshme pas reshjeve të fundit

Komuna e Shtimes ka njoftuar se të gjitha rrugët në qytet dhe në zona malore janë të kalueshme, por të vështirësuara pas reshjeve të fundit të borës.

Gjatë dy ditëve të fundit më së shumti telashe kishte në viset malore, ndërkohë komuna ka pranuar disa kërkesa nga qytetarët për pastrimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexues të Kohës nga vise malore kanë dërguar disa foto ku shihej se bora ka vështirësuar qarkullimin rrugor.

Ndërkaq, Yllka Fejzullahu, zëdhënëse e Komunës së Shtimes ka njoftuar se tashmë të gjitha rrugët janë të kalueshme por kërkon nga qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Për shkak te reshjeve të herëpashershme të borës këto dite, si komune kemi ndërmarr të gjitha masat për sanimin e gjendjes së rrugëve në qytet dhe në fshatra. Në koordinim me kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, jemi angazhuar maksimalisht në shtimin e kapaciteteve punuese në terren, me qellim të pastrimit dhe kalueshmërisë së rrugëve”, ka thënë Fejzullahu.

Ajo ka bërë me dije se do të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme të gjendjes së rrugëve, që qytetarët mos të hasin në vështirësi gjatë lëvizjes.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në trafikun rrugor”, ka shtuar ajo.