Komuna e Rahovecit thotë se po vazhdon me realizimin e projekteve që kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Një projekt i tillë ka filluar të realizuar në fshatin Nushpal, me kubëzimin e dy rrugëve të këtij fshati.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, shprehet se bazuar në buxhetin e qeverisë Komunale, për fshatin Nushpal janë planifikuar që të kubëzohen dy rrugë në brendësi të fshatit.
“Në këtë fshat gjatë vitit 2016, kemi intervenuar në rregullimin e një ure e cila ka paraqitur problem për banorët sa herë ka pasur reshje të shiut. Me rregullimin e urës dhe kubëzimin e dy rrugëve në të cilat kanë filluar punimet nga sot, do të ua lehtësojmë lëvizjen e banorëve të këtij fshati”, ka thënë Behra.