Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kubëzohen disa rrugë në fshatrat Senoc dhe Retij të Rahovecit

Në fshatrat Senoc dhe Retij të Komunës së Rahovecit, janë duke vazhduar punimet për realizimin e projekteve kapitale që kanë të bëjnë me kubëzimin e rrugëve përbrenda dy fshatrave.

Kubëzimin e rrugëve, është duke u financuar nga buxheti Komunal i Rahovecit.

Projektet në të cilët është duke u punuar në fshatin Senoc është kubëzimi i një rruge dhe po ashtu në këtë rrugë kanë përfunduar punimet për rregullimin e kanalizimit fekal dhe në planë është që të kubëzohet edhe një rrugë tjetër përbrenda këtij fshati.

Kurse në fshatin Retij, janë duke vazhduar punimet për kubëzimin e dy rrugëve, punimet në realizimin e këtij projekti, janë duke shkuar ashtu siç edhe është planifikuar.