Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, është përfshirë projektin “Të flasim për dhunimin” të aktivistes dhe fotografes Jadwiga Bronte, të publikuar në revistën prestigjioze botërore “Vogue”.
Projekti përfshin fotografitë e më shumë se 250 grave që kanë përjetuar dhunën seksuale, në të gjithë botën.
“Fotografja dhe aktivistja Jadwiga Bronte ka koleksionuar mbi 250 portrete dhe deklarata personale të të mbijetuarave të dhunës seksuale në botë, që i rezistojnë logjikës së anonimitetit”, thuhet në përshkrim të artikullit.

E Krasniqi-Goodman ishte ndër të parat që në Kosovë dolën publikisht si të mbijetuara të dhunës seksuale në luftën e Kosovës.
Sipas raporteve të institucioneve të vendit gjatë luftës së fundit në Kosovë janë rreth 20 mijë persona të dhunuar seksualisht. E prej vitit 2014 ekziston ligji për njohjen e statusit të këtyre viktimave, që deri më tani vetëm mbi 2 mijë prej tyre u është njohur ky status.
Ndërsa, qeveria në detyrë e Kosovës më 14 prill ka vendosur që afati për të aplikuar për njohje të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë të shtyhet deri në maj të 2027-s.
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Vasfije Krasniqi: Kisha shumë dilemë a mund të flas publikisht për dhunën e përjetuar
-
Ndizen qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës
-
Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon