Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Drejtësia s’përfundon vetëm me përgjegjësi penale, ka thënë drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, në shënimin e 14 prillit, Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë,

Në fjalimin në konferencën rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”, Rushiti ka thënë se drejtësia s’është e plotë pa kompensimin e viktimave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot jemi mbledhur më 14 prill, në Ditën Memoriale të viktimave të luftës, dhe nderojmë të gjitha ato viktima që përjetuan dhunë gjatë luftës. Kujtojmë guximin e Vasfije Krasniqi Goodman, një vajze të re që padrejtësisht e përjetoi këtë krim, dhe i nderojmë të gjithë ata zëra, vajza e burra, që kërkojnë shërim dhe drejtësi. Kjo konferencë rajonale ka për qëllim avancimin e qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës. Drejtësia nuk përfundon vetëm me përgjegjësi penale, por edhe me rikthim të dinjitetit, pranim të asaj që ka ndodhur dhe kompensim të dëmeve që janë përjetuar në rrethana lufte”, ka thënë ajo, transmeton televizioni publik.

Ndërkaq, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Kransiqi Goodman , tha se data 14 prill 1999 është një ditë që ia ndryshoi jetën, por forca për ta rrëfyer atë që kishte ndodhur ishte më e madhe për të kërkuar drejtësi.

“Isha vetëm 17 vjeçare kur kërkova drejtësi, derisa më mohua drejtësia. Por kur nisa të flas, filloi ndryshimi. Prej atëherë kemi katër raste që janë dënuar dhe jam krenare për ndryshimet që po ndodhin. Ju bëj thirrje që të dilni publikisht dhe të kërkoni drejtësi”, u shpreh ajo.