Me ftesën nga Garda Kombëtare e Iowas, në kuadër të partneritetit ndërmjet Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në “Garën për Luftëtarin më të Mirë”.
Sipas njoftimit, gara katërditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.
Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti nga Zhegoci i Gjilanit, i cili u rendit në mesin e finalistëve, duke siguruar vendin e dytë në këtë garë.

Artikuj të ngjashëm
-
Ushtarët e KFOR-it sfidojnë veten në garën për shtyrjen e kufijve dhe të forcimit të rezistencës
-
Kosova 0:0 Izraeli – notat e futbollistëve, kush ishte më i miri?
-
Komandanti i FSK-së dekorohet nga Garda Kombëtare e Iowas
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të miturit 13-vjeçar, u largua nga shtëpia strehuese qe 4 ditë
-
Shiroka - Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake