Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të miturit 13-vjeçar, u largua nga shtëpia strehuese qe 4 ditë

Ismail Qekiqaj

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e të miturit, Ismail Qekiqaj, 13 vjeç, nga Deçani, i cili ka qenë duke qëndruar në një shtëpi strehuese në fshatin Dardani të Ferizajt. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se sipas informatave të pranuara, i mituri është larguar nga shtëpia, në fshatin Dardani të Ferizajt, më 1 nëntor 2026, të dielën. 

Deri më tani thuhet se nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

“Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia publikon fotografinë dhe të dhënave të tij në media, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të fëmijës. Ftohen të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në numrin aplikacionin digjital Lajmëro Policinë”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Tutje thuhet se çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij.