Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ushtarët e KFOR-it sfidojnë veten në garën për shtyrjen e kufijve dhe të forcimit të rezistencës

KFOR-i

Misioni i NATO-s në Kosovë,  KFOR, ka njoftuar se trupat shumëkombëshe nga Komanda Rajonale Perëndimore kanë marrë pjesë në “Konkursin Ushtarak të Ushtarit më të Mirë” në kampin “Villagio Italia” në Pejë.

Në njoftimin e lëshuar në faqen e KFOR-it në Facebook thuhet se kjo ngjarje mblodhi ushtarë nga i gjithë misioni për garën sportive ushtarake të projektuar për të shtyrë kufijtë dhe për të forcuar rezistencën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përgjatë një marshimi të vështirë prej 15 kilometra me pajisje të plota luftarake, pjesëmarrësit u përballën me vrapim intensiv, ushtrime fizike, sfida qëndrese dhe detyra kyçe taktike – duke përfshirë hedhjen e granatave, furnizimin logjistik, kalimi i terreneve të pjerrëta”, thuhet në njoftim.

KFOR-i tutje ka theksuar se performanca e tyre dëshmoi vendosmëri, disiplinë dhe një frymë të fuqishme bashkëpunimi – një kujtesë e qartë e vlerave të përbashkëta dhe angazhimit kolektiv që bashkojnë KFOR-in në misionin e tij në Kosovë.