Më shumë se 200 ushtarë nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari” kanë arritur të shtunën në Kosovë për të kryer një sërë aktivitetesh në kuadër të KFOR-it.
KFOR-i ka njoftuar se trupat italiane të këmbësorisë do të kenë qëndrim të përkohshëm në Kosovë. Ata do të jenë të gatshëm, sipas njoftimit, të intervenojnë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, trupat italiane nga rezervat e KFOR-it arritën në Kosovë, në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, duke përforcuar praninë e KFOR-it në Kosovë. Vendosja e tyre është e përkohshme. Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë, nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane ‘Sassari’, do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.