Me ftesën nga Garda Kombëtare e Iowas, në kuadër të partneritetit ndërmjet Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në “Garën për Luftëtarin më të Mirë”.
Sipas njoftimit, gara katërditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.
Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti nga Zhegoci i Gjilanit, i cili u rendit në mesin e finalistëve, duke siguruar vendin e dytë në këtë garë.
