Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtona” ka hapur konkurs për pranimin e studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.
Sipas konkursit në vitin e parë të studimeve themelore - baçelor, në afatin e parë të konkursit do të regjistrojë 5663 studentë të rregullt, ndërsa për studimet postdiplomike-master, do të regjistrojë 2423 studentë, nga të cilët 9 studentë ndërkombëtarë.
Të drejtë konkurrimi për regjistrim në studimet themelore thuhet se kanë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe kanë kaluar testin e Maturës Shtetërore.
Në njoftimin e Iniveritetit thuhet se programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, siç thuhet duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.
-
Një mijë studentë më shumë këtë vit në Universitetin e Prishtinës, katër prej tyre nga diaspora
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP
-
Mbi 2 mijë maturantë në garë për 462 vende në Mjekësi
-
Për 10 vjet numri i studentëve në UP ra për 32 për qind
-
Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte