Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turqia, për herë të dytë, merr komandën e KFOR-it në tetor

turqi

Turqia sërish do ta marrë detyrën e Komandës së KFOR-it në tetor të këtij viti në një mandat njëvjeçar, ka bërë të ditur Ministria turke e Mbrojtjes.

Kjo do të jetë hera e dytë që Turqia e merr këtë detyrë. Mandatin e parë e kishte në periudhën 2023-2024.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mandatin aktual e drejton Italia me gjeneralmajorin Enrico Barduani. Ky e pati marrë detyrën e komandantit të KFOR-it nga gjeneralmajori i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash në tetor 2024.

Gjeneralmajor Barduani është komandanti i 29-të i KFOR-it, ndërkaq është gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it.