Komandanti i ardhshëm i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mbërritur në Kosovë të premten. Gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia do ta marrë detyrën e re më 11 tetor në një ceremoni në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Barduani u prit nga ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Gjeneralmajor Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it. Ai do të pasojë gjeneralmajorin Ozkan Ulutash nga Turqia.
Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Italisë. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, ku shërbeu si shefi i politikës së mbrojtjes.
-
Gjeneralmajor Barduani merr komandën e KFOR-it
-
Komandanti i KFOR-it e gjenerali italian diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Baker pritet nga komandanti i KFOR-it, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi
-
Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e brishtë, një nga arsyet angazhimi i pamjaftueshëm në dialog
-
Komandanti i KFOR-it e zv.komandanti i komandës së NATO-s në Napoli vizitë te Ura e Ibrit