Qendra e pestë e Mjekësisë Familjare u bë me tunel dezinfektues.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, derisa njofton për vendosjen e këtij tuneli bën thirrje për kujdes më të shtuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi të përkushtuar që bashkë me ju ta kalojmë këtë periudhë, andaj ju lusim për kujdes të shtuar dhe respektim të masave. Falënderojmë Humanity First për donacion!”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Nga 129 rastet e fundit me koronavirus në Kosovë, më së shumti janë regjistruar në Prishtinë.
Numri më i madh i rasteve është shënuar në kryeqytet me gjithsej 46.
Sipas IKSHPK-së, 45 raste janë në Prishtinë dhe një rast në Hajvali. Që nga dy qershori, ky numër ka shkuar në 130 raste.