Nga 10 rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 1 rast është në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se edhe rasti i sotëm ka lidhje me spitalin privat, ku para disa ditëve rezultuan disa të prekur me COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11. Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve. E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave. Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazën e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
KOHA ditë më parë ka raportuar se disa raste me koronavirus dolën nga klinikat private.