Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të infektuarit sot me koronavirus në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm

Tri raste janë konfirmuar sonte me koronavirus në Kosovë. Të tria janë në Komunën e Prishtinës. Sipas kryetarit Shpend Ahmeti, tre personat e infektuar sot janë familje e personit të infektuar dje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë fazë të relaksimit, fokusi duhet të jetë në pajisjet si maskat dhe dorëzat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ahmeti tutje ka njoftuar se aktualisht në Prishtinë janë 15 raste aktive, duke shtuar se të gjithë janë në gjendje të mirë. Deri tash në Prishtinë janë konfirmuar me koronavirus 84 persona.

Në nivel vendi, numri i të infektuarve ka shkuar në 988 persona. Sipas shifrave zyrtare, të shëruar aktualisht janë 754 persona, ndërkaq 29 persona kanë vdekur, për të cilët gjithashtu është njoftuar se kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë që nga sot ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave, ku përveç tjerash është zgjatur edhe orari i lëvizjes së qytetarëve deri në 4 orë.