Tetë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë së hënës, nga 999 testime të kryera.
Katër raste të reja janë regjistruar në Prishtinë, dy në Fushë Kosovë dhe nga një në Mitrovicë e Gjilan. Tri raste të reja janë të moshës 20-29 vjet, dy të moshës 10-19 dhe nga një të moshave 0-9 vjet, 40-49 vjet e 60-69 vjet.
Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 160.880, ndërsa i të vdekurve në 2978.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.440.
Numri i rasteve aktive është 462.