Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë raste pozitive me koronavirus të hënën në Kosovë

Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të hënën, nga 223 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 225.148.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 66.

Të dielën, Kosova nuk e regjistroi asnjë rast pozitiv me koronavirus.