Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur deklarimin se e ka ndaluar konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, deklarim që e tha në margjinat e samitit të NATO-s, që të mërkurën u mbajt në Hagë të Holandës.
Trump përmendi konfliktet globale, derisa përmendi edhe Kosovën e Serbinë, ku tha se “Serbia ishte gati të vepronte”.
“Ndalëm Serbinë që ishte gati të vepronte...Putini më telefonoi dhe më tha ‘A mund të të ndihmoj me Iranin’? I thashë jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse në javët e fundit zgjidhëm çështjen e Indisë dhe Pakistanit, Kosovës e Serbisë. Mendoj se të premten do të vijnë Kongo dhe Ruanda, një luftë e tmerrshme ku priteshin kokat gjithandej në Afrikë”, ka deklaruar presidenti amerikan.
Kur nisi konflikti mes Iranit dhe Izraelit, Trump e kishte përmendur edhe konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar si sukses të tijin ndaljen e shpërthimit të luftës.
Ai e kishte akuzuar paraardhësin e tij, Joe Biden, duke thënë se kishte bërë shumë veprime të gabuara lidhur me këtë çështje.
“...Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në përplasje të ashpra, siç kanë qenë për dekada me radhë, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova! (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregulloj sërish!)”, pati thënë Trump në rrjetin “Truth Social”.
-
Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë
-
Trumpi pretendon se u ka dhënë fund 10 luftërave – si qëndron e vërteta?
-
Trump përsëri për ndalimin e luftës Kosovë-Serbi: Nëse s’po ia dilni më thirrni dhe e zgjidhim
-
Trumpi para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre
-
Pas takimit me Putinin, Trumpi e përmend sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë