Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trumpi përmend Kosovën në fjalimin në OKB

tr

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përmendur Kosovën sërish derisa ka përmendur se si ka kontribuuar në ndalimin disa luftërave në botë. 

Trump gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën ka rithënë se arritur të ndalë tetë konflikte në botë, përfshirë “konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”. 

Ndërkohë Kosovën e përmendi edhe një herë kur e falënderoi për kontributin në Bordin e Paqes. 

Disa herë presidenti Trump e pati përmendur Kosovën në kontekstin e luftës, duke deklaruar se i kërcënoi Kosovën e Serbinë me ndalim të tregtisë me SHBA-në nëse shpërthente lufta. Trumpi pati thënë se tensionet mes dy vendeve ishin në pikën kritike dhe se ndërhyrja e tij ishte vendimtare.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, deklaroi Trump.