Presidenti amerikan, Donald Trump, në hapje të takimit të parë të Bordit të Paqes, sërish ka deklaruar se ka ndikuar në ndaljen e një lufte të mundshme në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Duke folur në fjalimin hapës, Trumpi ka përmendur disa konflikte që pretendon se i ka ndalur.
“Shembull, Kosovë-Serbi, e kam bërë këtë. A mund të ngriteni ju lutem? Kosova-Serbia. Ju vlerësojmë. Dhe po ia dilni, e kur nuk ia dilni, më thirrni e ne do ta zgjidhim”, ka thënë ai.
Trumpi i ofron “garanci” Kosovës në raport me Serbinë
Kosova e Serbia është një prej çështjeve për të cilat presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar...
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi i ofron “garanci” Kosovës në raport me Serbinë
-
Trumpi para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre
-
Pas takimit me Putinin, Trumpi e përmend sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë
-
Trumpi sërish: Shpëtuam shumë jetë në Kosovë
-
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti Trump e ndali sivjet konfliktin Serbi-Kosovë