Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka shkruar tri porosi në X pas takimeve që ka mbajtur në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për një të ardhme në të cilën “të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit”.
“Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta. Të depërshkallëzojë tensionet në shtet. Dhe po ashtu, Kosova duhet t’i finalizojë hapat e domosdoshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar ajo.
Plani i Rritjes është pako për Ballkanin Perëndimor. Kosova nuk mund të përfitojë nga kjo pako për shkak të moskonstituimit të institucioneve.
Ky plan është instrument financiar me vlerë 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027, i cili synon integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së.
Kosova nga Plani i Rritjes pritet të përfitojë rreth 880 milionë euro.
Von der Leyen viziton Kosovën
-
Osmani: Me Von der Leyenin diskutuam për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Kurti: KE-ja të dorëzojë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën
-
Ja pse Von der Leyen nuk pati konferencë për shtyp në Prishtinë
-
Von der Leyen kërkon konsolidimin e institucioneve e uljen e tensioneve
-
Von der Leyen takon Kurtin në Kuvend