Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Me Von der Leyenin diskutuam për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës

Vjosa Osmani dhe Ursula von der Leyen

Foto: Driton Paçarada

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane.

Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me von der Leyen, ndër të tjera, kanë diskutuar edhe për zbatimin e Planit të Rritjes dhe heqjen e masave ndaj Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore”, ka shkruar ajo.

Lexo përditësimet tjera
Ursula von der Leyen - Kurti - Osmani

Von der Leyen viziton Kosovën