Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Keith Self

Kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, prezantuan një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO. 

Rezoluta afirmon se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike, paraqesin rast bindës për anëtarësimin në NATO. 

“Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për t’i dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”, u tha në rezolutë. 

Katër shtete anëtare të NATO-s  - Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja – ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet. 

Rezoluta bën thirrje këtyre katër aleatëve t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke theksuar se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për ta zhbllokuar rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe për të mbyllur një boshllëk strategjik në Evropën Juglindore që kundërshtarët kërkojnë ta shfrytëzojnë.

Edhe Entuziazëm në Kosovë, frikë në Serbi për nismën e kongresistëve amerikanë Arbëri Entuziazëm në Kosovë, frikë në Serbi për nismën e kongresistëve amerikanë

“Kosova ka demonstruar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me vendet e NATO, por progresi i saj drejt anëtarësimit në aleancë po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh,” tha kongresisti Self. “Shtimi i Kosovës në aleancë është thelbësor për ta kundërshtuar ndikimin në rritje të kundërshtarëve në Evropë. Shtetet e Bashkuara duhet t’i inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit”.

Në rezolutë thuhet se shtimi i Kosovës në aleancën e NATO është thelbësor për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara në Evropën Juglindore.