Tifozët “Kuq e Zi” do të jenë pjesë e protestës së nesërme që zhvillohet në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodikut nga republika serbe e Bosnjës.
“Tifozët Kuq e Zi, nesër më datë 8 maj ora 18:00, do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodikut. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ tek monumenti i vëllezërve Frashëri”, thuhet në postimin e Kuqezinjve në Facebook.
Kujtojmë se këtë protestë e ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, e cila thotë se kjo protestë organizohet “për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”.
-
Vetëvendosje me protestë kundër Vuçiqit e Dodikut në Tiranë
-
Protesta e VV-së kundër Vuçiqit në Tiranë më 8 maj
-
Tifozat Kuq e Zi: “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve”
-
Tifozat Kuq e Zi dalin me njoftim për ndeshjen ndaj Serbisë
-
Dodiku në Mal të Zi, protestuesit kundërshtojnë “të dërguarin e Putinit”