Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e 8 majit, kundër ardhjes së Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodik në kryeqytetin shqiptar.
Ata kanë njoftuar se protesta nis në ora 18:00.
“Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj - nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së./KsP.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëvendosje me protestë kundër Vuçiqit e Dodikut në Tiranë
-
Tifozët “Kuq e Zi” nesër protestojnë kundër vizitës së Vuçiqit dhe Dodikut në Tiranë
-
VV, dega në Shqipëri: Vuçiqi e Dodiku nuk janë të mirëpritur në Tiranë – do të ketë reagim qytetar
-
Vuçiqi nuk ia vë veshin BE-së, do ta vizitojë Rusinë
-
Vuçiq nesër në Tiranë, Berisha me protestë kundër “Ballkanit të Hapur”