Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të qëndrojë të hënën në Tiranë, për të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Vuçiq ka thënë para kësaj ngjarjeje se takimi do të sjellë shumë përfitime. Sipas tij, është domosdoshme që në këtë projekt të bashkohen edhe shtetet e tjera.
“Në besojmë se me këtë takim do të lehtësojmë jo vetëm lëvizjet për qytetarët, por edhe për biznesmenët duke ndihmuar në lëvizjen e mallrave. Ne do të lidhim popujt tanë që të kenë një marrëdhënie shumë më të ngushtë nga ajo e kaluara”, ka thënë Vuçiq.
Ndërkohë, një protestë për ta kundërshtuar edhe “Ballkanin e Hapur”, ka paralajmëruar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Berisha, ka ftuar të shtunën të gjithë demokratët që të hënën në orën 16:00, t’i bashkohen protestës së madhe, siç ka thënë, në mbrojtje të interesit kombëtar.
“Ditën e hënë, ora 16:00, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar, por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kërkon “Kreu i Meduzës” me SPAKU-n e tij, t’i fshehë në një vjedhje prej 3 milionë eurosh”.
-
Sot në Tiranë mbahet takimi për Ballkanin e Hapur
-
Protestë kundër “Ballkanit të hapur” në Tiranë
-
Tirana dekorohet me flamuj të Serbisë
-
Sali Berisha liston arsyet pse duhet marrë pjesë në protestën kundër “Ballkanit të Hapur”
-
Sot takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, Berisha ka paralajmëruar protestë