Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi akuzohen për vrasje, përfshirë anëtarë të LDK-së

Aktakuza për muaj fantome e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 10 veprat penale që rëndonin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve, më në fund është parë në publik. Enigma se kush ishin të akuzuarit e tjerë që përmendeshin në komunikatën e famshme u zgjidh, me përfshirjen e emrave të Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në aktakuzë. Gjykata Speciale, përmes një komunikate për media të enjten në mbrëmje, ka njoftuar zyrtarisht se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për vrasje, trajtim mizor, zhdukje me forcë të personave në periudhën mars 1998-shtator 1999. Ata akuzohen për vrasje në Shqipëri, e është përmendur se ndër viktimat kanë qenë edhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Viktima, sipas Prokurorisë, ishin persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, serbë, romë, ashkalinj, katolikë civilë, të cilët mendohej se ishin bashkëpunëtorë të Serbisë, dhe shqiptarë përkrahës të LDK-së ose të partive të tjera.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, e Jakup Krasniqi, sipas aktakuzës, kishin dhënë udhëzime, instruksione dhe urdhra lidhur me kundërshtarët e tyre, por, përveç kësaj, ata thuhet të kenë marrë pjesë personalisht në frikësimin, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve.

Në aktakuzë përmenden disa raste, kur të njëjtët sipas dëshmitarëve janë parë në situata të tilla, si në Rahovec, kur pretendohet se ishin burgosur disa civilë serbë, ku ishin prezentë Thaçi, Veseli e Selimi.

Në një nga pikat përmendet se Thaçi e Selimi kishin bërë disa veprime në frikësimin mbi njësitë që ishin të lidhura me LDK-në, duke iu referuar FARK-ut.

Edhe Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit Arbëri Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit

“43. Në disa raste, përfshirë atë në fillim të shtatorit 1998 në Zonën Operative të Dukagjinit, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kërcënuan dhe përdorën forcë mbi njësitet e lidhura me LDK-në, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) që lidheshin me Qeverinë në ekzil”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë.

Specialja akuzon të apostrofuarit se që nga viti 1994 e këndej, përmes deklaratave publike, si Shtab i Përgjithshëm kishin marrë përgjegjësinë për sulmet dhe vrasjet e rivalëve dhe kishin kërcënuar rivalët për fatin e njëjtë.

“Rivalët cilësoheshin si tradhtarë dhe kolaboracionistë e që do të dënoheshin dhe trajtoheshin pa mëshirë. Në të njëjtën kohë, përmes deklaratave publike dhe veprimeve në terren, përfshirë kërcënimeve, poshtërimeve dhe zhdukjeve, përfshirë vrasjeve, të rivalëve, anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm synonin të pozicionin veten si zërin e vetëm legjitim dhe përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në pikën 36 të aktakuzës.

Veseli, Selimi e Krasniqi thuhet të kenë qenë të përfshirë në disa aspekte të transferimit, ndalimit dhe lirimit të të burgosurve në qendrën e ndalimit në afërsi të Kleçkës.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, marrë parasysh pozitat e tyre të larta në hierarkinë e UÇK-së, kishin dështuar në parandalimin e kryerjes së krimeve që pretendohen në aktakuzë.

Në aktakuzën prej 68 faqesh, një pjesë e saj e redaktuar, përmenden një sërë lokacionesh, përfshirë ato si Jabllanica, Llapushniku, Drenasi, Malisheva, Bajgora, Llapashtica e Zllashi, por edhe rajone të tjera.

Edhe Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mohuan akuzat, thanë se luftuan për mbijetesë dhe liri Arbëri Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mohuan akuzat, thanë se luftuan për mbijetesë dhe liri

Megjithëse emrat e viktimave janë të mbuluar, përmenden raste kur janë arrestuar persona të ndryshëm, që ishin rrahur e vrarë në qendra ndalimi, të cilat janë të listuara në fund të aktakuzës, nga anëtarë të caktuar të UÇK-së, të cilëve nuk u ishin gjetur eshtrat.

Përgjegjës për këto, sipas Prokurorisë, janë tashmë katër të akuzuarit.

Më tej, Specialja ka thënë se do të njoftojë me kohë për datën dhe orarin e paraqitjeve të para të tyre para gjykatësit të procedurës paraprake.

Këtu mund ta gjeni aktakuzën e plotë në anglisht.


Viktimat mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proceset gjyqësore të të akuzuarve

Pas publikimit të aktakuzës së konfirmuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Specialja ka njoftuar se viktimat e krimeve të pretenduara nga aktakuza, mund të bjënë kërkesë për pjesëmarrjë në proces gjyqësor, në qoftë se mund të demonstrojnë se kanë pësuar dëm personal, qoftë fizik, mendor apo material, si pasojë e drejtpërdrejtë e krimeve të pretenduara që përfshihen në aktakuzën e konfirmuar.

Edhe Pesë vjet nga aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve Arbëri Pesë vjet nga aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Pjesëmarrja e viktimave në procese gjyqësore është konsideruar tepër e rëndësishme nga prokurorët e specializuar.

Për miratimin e kërkesave për pjesëmarrjes në proces si viktimë, vendos një gjykatës, ka njoftuar Specialja.