Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tenderi i KEK-ut anulohet shkaku i papërgjegjshmërisë së operatorëve

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e ka miratuar vendimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për ta anuluar aktivitetin e prokurimit për tenderin “Pastrimi i sipërfaqeve ngrohëse në kaldajat e avullit të bllokut A3, A4 dhe A5”.

Në këtë tender me numër të prokurimit 18-4107-5-2-1, sipas OSHP-së, asnjëri nga operatorët ekonomikë nuk ka qenë i përgjegjshëm. Në vendimin e Gjykatës së Tenderëve thuhet se është arobuar pjesërisht si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “NPSH Electronik-Busines-Pro” & Monting Inzering doo Bitola” lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, por në anën tjetër e ka vërtetuar edhe njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.

Ky vendim është marrë nga paneli shqyrtues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës shqyrtimit të pikave pretenduese të parashtruesit të ankesës, konstatimeve, analizës konkrete dhe rekomandimeve të ekspertit shqyrtues/profesional, deklarimit të palëve në procedurë, diskutimeve dhe shoshitjes së provave në tërësi gjatë seancës për shqyrtim kryesor.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)