Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEK-u eliminon jashtëligjshëm një operator ekonomik në Obiliq

Gjykata e tenderëve ka konstatuar se Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shkelje ligjore kur e ka anuluar një operator ekonomik nga tenderi për “Furnizim me pajisje ndërtimi për mekanizmin Iveco”.

Nëpërmjet një vendimi, ky organ e ka hedhur poshtë njoftimin e KEK-ut për ta anuluar këtë aktivitet të prokurimit dhe të njëjtin aktivitet të prokurimit Paneli shqyrtues e ka kthyer në rivlerësim. Në arsyetimin e vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) thuhet se Autoriteti Kontraktues-Korporata Energjetike e Kosovës sh.a., gjatë këtij aktiviteti të prokurimit ka zbatuar procedurë të hapur, lloji i kontratës është furnizim (kontratë kornizë 36 muaj) me vlerë të madhe, 360 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

“Paneli shqyrtues sqaron se pretendimet ankimore të ankuesit kanë të bëjnë kundër njoftimit për anulim të aktivitetit të prokurimit të publikuar në ueb-faqen e KRPP-së më datën 01.10.2018, respektivisht kundër arsyetimit të eliminimit pas rivlerësimit të ofertave ku AK tekstualisht ka potencuar: ‘Çmimi i ofertës suaj substancialisht e tejkalon buxhetin e përcaktuar për këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në arsyetim.\Nexhat Tovërlani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm