Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEK-u anulon tenderin për furnizim me pajisje personale pune

Korporata Energjetike e Kosovës e ka anuluar tenderin që kishte për qëllim furnizimin me pajisje personale pune. Këtë e ka konfirmuar edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) në vendimin e tij.

Aty thuhet se Paneli shqyrtues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, raportit të vlerësimit të Komisionit vlerësues të Autoritetit Kontraktues (AK), shqyrtimit të pikave pretenduese të parashtruesit të ankesës, etj., nuk qëndrojnë pretendimet e operatorëve ekonomikë ankues se KEK-u ka shkalur nenet 1 pika 2 dhe 3, nenin 2 pika 2, nenit 59, neni 72 , neni 69 të LPP-së dhe nenit 4 të RRUOPP. Sipas vendimit të OSHP-së, AK ka respektuar dispozitat e LPP-së, duke anuluar këtë aktivitet të prokurimit për pjesën 5 pasi asnjë nga ofertat e dorëzuara nuk i plotëson specifikat teknike të kërkuara, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Paneli shqyrtues konstaton se nuk është i qëndrueshëm pretendimi i OE ‘RIMI- ALTEX’ kur ai pretendon se AK nuk ka respektuar nenin 1 të LPP-së, për faktin se qëllimi i LPP-së është që fondet publike të shfrytëzohen në mënyrë të drejtë dhe transparente, ne konkret konsiderojmë se është respektuar neni i cekur si më sipër”, thuhet në arsyetimin e vendimit të OSHP-së...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.