Korporatës Energjetike të Kosovës i ka dështuar tenderi për sigurimin e objekteve. Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ka rrëzuar këtë aktivitet të prokurimit dhe ka kërkuar nga KEK-u që të përmirësojë dosjen e tenderit.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka miratuar pjesërisht si të bazuar ankesën e Operatorit Ekonomik “Alpha Private Security”-Prishtinë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të KEK-ut” me nr. të prokurimit 17/3704/211 të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues/Korporata Energjetike e Kosovës.
Në këtë vendim të OSHP-së obligohet AK-ja të bëjë përmirësimin e dosjes së tenderit dhe të bëjë zgjatjen për dorëzim të ofertave konform nenit 53.7 të LPP-së lidhur me këtë aktivitet... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
Anulohet tenderi për pajisje dentare pas ankesës për favorizim të një kompanie
-
Ngrihen dyshime në përmbyllje të tenderit të ri për shërbimin e sigurimit fizik në QKUK
-
Tenderi 22-milionësh i restaurimit të Bibliotekës anulohet për së dyti
-
QKUK-ja sërish pa kontratë të rregullt për sigurimin fizik