Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka miratuar njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës për ta anuluar një tender, pasi operatorët ekonomikë tenderues nuk i kishin plotësuar kriteret e kërkuara.
Tenderi që parashihte “Blerjen e shërbimeve për pastrimin e objekteve në TC “Kosova A” nuk dihet nëse do të rishpallet, pasi përfaqësuesit e KEK-ut kanë thënë se kjo do të varet prej mjeteve nëse i kanë për të njëjtin aktivitet, shkruan sot Koha Ditore.
Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe pse e ka miratuar pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “Monting Energjetike” shpk Prishtinë, në të njëjtin vendim është vërtetuar edhe njoftimi i KEK-ut për ta anuluar këtë aktivitet të prokurimit.
Në arsyetimin e vendimit të OSHP-së thuhet se Paneli shqyrtues duke u bazuar në konstatimet e ekspertit shqyrtues, i cili e ka pasur në vlerësim dosjen e operatorit ekonomik ankues vërteton se për kërkesën e kontratave/referencave për punë të ngjashme OE “Monting Energjetike” shpk ka prezantuar 5 referenca kontrata. Por të cilat nuk janë pranuar nga OSHP-ja.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)